Ambasadori amerikan në NATO: Do mbrojmë çdo centimetër të territorit të NATO-s
Ambasadori i ShBA-së në NATO, Matthew Whitaker, ka thënë se Uashingtoni mbështet aleatët e saj në NATO pas shkeljeve të hapësirës ajrore polake të mërkurën nga dronat e Rusisë.
Duke postuar në mediat sociale, Whitaker ka thënë se SHBA-ja “do të mbrojnë çdo centimetër të territorit të NATO-s”.
“Ne mbështesim aleatët tanë të NATO-s përballë këtyre shkeljeve të hapësirës ajrore”, ka thënë ai.

Rruga Press

