Bota

Izraeli sulmon Katarin, shpërthime të fuqishme në Doha

Ditën e sotme janë dëgjuar shpërthime dhe është parë tym që ngrihet mbi kryeqytetin e Katarit, Doha, raporton agjencia e lajmeve AFP dhe Reuters.

Ndërkohë përsmes një deklarate, ushtria izraelite ka konfirmuar sulmet, duke thënë se ka kryer një “sulm të saktë” të synuar ndaj udhëheqësve të lartë të Hamasit.

Lexo më shumë  Venezuela në udhëkryq/ Përfaqësuesja e Lartë e BE-së: Populli të Venezuelës të vendosë vetë për të ardhmen

“Para sulmit, u morën masa për të zbutur dëmin ndaj civilëve, duke përfshirë përdorimin e municioneve të sakta dhe inteligjencës shtesë”, shtohet në deklaratë.

Ndërkohë, një zyrtar izraelit konfirmon se sulmi në Katar kishte në shënjestër udhëheqësit e lartë të Hamasit.

Po ashtu, një zyrtar i Hamasit i tha BBC-së se delegacioni negociues i Hamasit u shënjestrua gjatë takimit të tij në Doha.

Lexo më shumë  Venezuela e konfirmon: Forcat amerikane kapën Maduron dhe gruan e tij

Rruga Press

YouTube player