Ulen temperaturat! Sot shkojnë deri në 37 gradë, vranësirat do jenë të pranishme
Sipas MeteoAlb, vendi ynë do të paraqitet deri në mesditë në ndikimin e masave ajrore të kthjellëta dhe relativisht me temperatura të larta.
Por orët e pasdites dhe mbrëmjes sjellin kalime vranësirash nëpër territor ku më të dukshme do të jenë në gjysmën lindore të Shqipërisë. Këto kushte atmosferike mbeten deri mëngjesin pasardhës.
Lexo më shumë Tirana si lavatriçe e parave të pista/ Raporti: Procesin e mundësojnë ‘profesionistët’
Temperaturat e ajrit mbeten konstante në mëngjes por rënie të lehtë sjell mesdita duke luhatur vlerat ekstremale ditore nga 16°C deri në 37°C.
Era do fryjë mesatare me shpejtësi deri 35 km/h, nga drejtimi Perëndimor -Veriperëndimor ndërsa në det të hapur krijohet dallgëzim 3 ballë.
Rruga Press

