KryesoreLajme

Hajdari e Rizvanolli me ambasadorin e Luksemburgut nënshkruajnë marrëveshje 1 milion euro për energji të pastër

Është nënshkruar marrëveshja prej 1 milion eurosh mes Agjencisë Kosovare për Mbështetjen e Ndërmarrjeve (KIESA) dhe agjencisë zhvillimore luksemburgase LUX DEV, për zbatimin e skemës së granteve në fushën e energjisë së pastër.

Në këtë ngjarje morën pjesë ministrja në detyrë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, ministrja në detyrë e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, si dhe ambasadori i Luksemburgut në Kosovë, Eric Dietz.

Ministrja Hajdari theksoi rëndësinë e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe mbështetjes së ndërmarrjeve vendore. Ajo paralajmëroi edhe një marrëveshje të re me Luksemburgun për një tjetër skemë grantesh prej 1 milion eurosh, e cila do të mbështesë mësimin dual dhe aftësimin e të rinjve.

Lexo më shumë  Nga Balla te Balluku, çfarë i përcillte Vlora Hyseni Ergys Agasit në mesazhe:“Taulant Balla kryetar kuvendi…. Keshtu Jane infot… Bela me Taon shoku”

Ndërkohë, ministrja Rizvanolli u ndal në rëndësinë e investimeve në efiçiencë energjetike, duke nënvizuar se skema do të financojë projekte për izolim të ndërtesave, sisteme solare fotovoltaike e termike, bateri dhe teknologji të tjera për kursimin e energjisë. Ajo shtoi se kjo përpjekje vjen në një moment kyç të liberalizimit të tregut të energjisë në Kosovë, ku tashmë operojnë mbi 700 kompani.

Lexo më shumë  SPAK i caktoi arrest shtëpiak. GJKKO merr nesër në pyetje ish-drejtuesen e SHISH, Vlora Hyseni si dhe Fatjon Kalluçin e Embro Sulejmanin

Nga ana e tij, ambasadori i Luksemburgut, Eric Dietz, tha se ky partneritet pasqyron zotimin e vendit të tij për të investuar në rritjen e ekonomisë së Kosovës dhe për të mbështetur tranzicionin energjetik, duke krijuar mundësi për të rinjtë, gratë dhe grupet më të cenuara.

Rruga Press

YouTube player