KryesoreLajme

Ambasadori i Finlandës: Kosova është në rrugën e duhur drejt BE-së

Ambasadori i Finlandës në Kosovë, Matti Nissinen, ka dhënë një mesazh optimist për të ardhmen e vendit, duke theksuar se Kosova ka perspektivë të qartë drejt organizatave evropiane dhe euroatlantike.

Me përfundimin e mandatit diplomatik trevjeçar në Kosovë, Ambasadori i Finlandës, Matti Nissinen, ka ndarë me The Geopost reflektimet e tij mbi përvojën personale dhe profesionale në vend. Gjatë kësaj periudhe, ai ka qenë i angazhuar në forcimin e marrëdhënieve bilaterale ndërmjet Kosovës dhe Finlandës, përmes projekteve të shumta në fushat e arsimit, shoqërisë civile, integrimit evropian dhe luftës kundër dezinformimit.

Lexo më shumë  FSK realizon kursin “Combat Life Saver”

Në intervistën për The Geopost, Nissinen ka folur për momentet më domethënëse të misionit të tij diplomatik, për bashkëpunimin e ngushtë me institucionet dhe qytetarët e Kosovës, si dhe për shpresat e tij për të ardhmen e vendit.

Derisa shprehet i bindur se Kosova është në rrugën e duhur drejt organizatave evropiane dhe euroatlantike.

“Unë besoj se Kosova është në rrugën e duhur drejt organizatave evropiane dhe euroatlantike. Mesazhi im është i thjeshtë – investoni në njerëz, në arsim, shëndetësi dhe krijim të vendeve të punës. Ky model ka funksionuar në Finlandë dhe jam i bindur se do të funksionojë edhe në Kosovë”, tha ai 

Lexo më shumë  Gazetari kroat interviston dëshmitarin që thotë se pa Vuçiqin dhe Sheshelin duke marrë pjesë në vrasjen me snajperë në 'Sarajeva Safari'

Ai jep mesazhe të qarta për domosdoshmërinë e investimit në njerëz, edukim dhe bashkëpunim të gjerë shoqëror si rrugë drejt një të ardhmeje më të sigurt dhe evropiane për Kosovën.

Rruga Press

YouTube player