Sport

Formacionet zyrtare, Zvicër-Kosovë: Franco Foda futet me të gjitha forcat

Përfaqësuesja e Kosovës do të përballet me atë të Zvicrës në udhëtim me fillim nga ora 20:45. 

Kjo ndeshje do të luhet në kuadër të Grupit B për ciklin kualifikues për Kupën e Botës 2026. 

Të dy përzgjedhësit Murat Yakin dhe Franco Foda kanë publikuar tashmë formacionet zyrtarë për këtë sfidë. 

‘Dardanët’ në mbrojtje e nisin me dyshen e zakonshme Lumbardh Dellova dhe Amir Rrahmani, ndërsa në mesfushë debuton Leon Avdullahu që do të jetë partner i Elvis Rexhbecajt dhe Florent Muslijës. 

Në fazën e sulmit Vedat Muriqi do të ndihmohet nga Ermal Krasniqi dhe Muharrem Jashari i cili këtë ndeshje luan në një rol më të avancuar. 

Ndërsa në anën tjetër tek Zvicra nga minuta e parë starton Granit Xhaka. 

Formacionet zyrtare: 

Zvicra: Kobel, Rodriguez, Elvedi, Akanji, Widmer, Freuler, Xhaka, Rieder, Ndoye, Embolo, Vargas. 

Kosova: Muric, Paqarada, Dellova, Rrahmani, Vojvoda, Muslija, Rexhbecaj, Avdullahu, Jashari, Muriqi, Krasniqi. 

YouTube player