KryesoreLajme

Vuçiqi u ofron rusëve central bërthamor në Serbi

Aleksandar Vuçiq në një bisedë me Vladimir Putin u bëri thirrje kompanive ruse të marrin pjesë aktive në projektet e infrastrukturës në Serbi, duke theksuar veçanërisht Rosatom dhe Hekurudhat ruse si partnerë të dëshirueshëm, transmetojnë mediat serbe.

“Duhet t’u them të gjitha kompanive ruse që duan të marrin pjesë në projekte infrastrukturore në Serbi – ato janë të mirëseardhura, përfshirë Hekurudhat ruse, Rosatom, sigurisht, dhe shumë të tjera”, tha presidenti serb gjatë një takimi me liderin rus në Pekin.

Lexo më shumë  Nesho: Rama luan lojën e fundit politike duke shitur interesat kombëtare, përdor Kinën si presion ndaj SHBA-së për të shpëtuar veten

Kjo deklaratë vjen në një kohë kur marrëdhëniet midis dy vendeve po intensifikohen, veçanërisht në fushën e energjisë dhe transportit, dhe mundësia që rusët të ndërtojnë centrale bërthamore në Serbi po përmendet gjithnjë e më shumë.

Maria Deuriq, drejtoreshë e zyrës përfaqësuese të korporatës shtetërore Rosatom në Serbi, pati deklaruar në Forumin mbi Tranzicionin Energjetik të Ballkanit Perëndimor në Beograd, se Rosatom është gati t’i ofrojë Serbisë një spektër të tërë zgjidhjesh nga centralet bërthamore me fuqi të ulët të bazuara në reaktorët RITM-200 deri te blloqet energjetike të gjeneratës 3 plus.

“Teknologjitë tona kanë provuar tashmë besueshmërinë dhe efektivitetin e tyre si në Rusi ashtu edhe në projektet ndërkombëtare”, tha Deuriq nëpërmjet kanalit zyrtar Telegram të Rosatom.

Serbia hoqi një moratorium dekadash mbi përdorimin e energjisë bërthamore në nëntor 2024, dhe në vitin 2025 kishte formuar tashmë komisione ekspertësh për të vlerësuar fizibilitetin e ndërtimit të një termocentrali bërthamor. Planet përfshijnë një analizë të partnerëve potencialë, përfshirë Rusinë, Francën dhe Kinën.

Rruga Press

YouTube player