KryesoreLajme

Zhvillimet në veri, Elshani: Nuk ka nevojë për panik, jemi në secilin vend të veriut

Grafite kërcënuese ndaj kryeministrit në detyrë Albin Kurti janë shfaqur mbrëmë në veri.

Grafitët kanë qenë të shkruar në një mur në gjuhen serbe dhe me shkronja cirilike.

Ndërkohë, gjatë ditës së martë në veri Policia e Kosovës së bashku me Doganën e Kosovës kanë gjetur armë, municion, bluza me mbishkrime nacionaliste, pije alkoolike e mallra të kontrabanduara.

Lexo më shumë  Nesho: Rama luan lojën e fundit politike duke shitur interesat kombëtare, përdor Kinën si presion ndaj SHBA-së për të shpëtuar veten

Lidhur me të gjitha këto, zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut të Kosovës, Veton Elshani tha se qytetarët nuk kanë nevojë të kenë panik.

Ai në emisionin “Mesditë” deklaroi se Policia e Kosovës është në secilin vend të veriut dhe s’ka nevojë për shqetësime.

“Jo, nuk ka nevojë për panik. Ne jemi në secilin vend të veriut të vendit. Situata është e qetë, stabile, delikate për shkak të zhvillimeve politike që kanë ndodhur këtu. Por, sa i përket kanosjeve që neve na vijnë këtu ne nuk bëhemi merak. Të gjithë jemi në atë rrjetin social të korridorit, prej meje deri te polici më i thjeshtë që punon në recepsion – nuk është për t’u shqetësuar kjo. Në rast se vie puna për tu marr ne me ndonjë rast ne normal që jemi këtu dhe merremi”, tha Elshani në Tëvë1.

Lexo më shumë  Protestat kundër regjimit të Ajatollahut dhe përgjigjja me dhunë/ Kallas: BE gati për sanksione të reja ndaj Iranit pas shtypjes së protestave
YouTube player