Lajme

Grafite kërcënuese ndaj Kurtit në veri, rasti iniciohet si kanosje

Mbrëmë në Mitrovicë të Veriut janë hasur grafite me përmbajtje kërcënuese për kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Zëvendësdrejtori i Policisë për veri, Veton Elshani konfirmoi se rasti ka ndodhur në rrugën “Vasilije Ostrovski” dhe u iniciua si “Kanosje”.

Grafitet e vendosua në gjuhën serbe, në shqip kanë kuptimin “Kur në Kosovë do të agojë, Albin Kurti më s’do të rrojë”.

Lexo më shumë  Përgjimi 140 milionësh - Çfarë fshihet pas projektit Smart City

“Mbrëmë pas orës 21:00 në rrugën Vasilije Ostrovski në Mitrovica Veri në mur është shkru një shkrim adresuar kryeministrit Kurti. Pas konsultimit me prokurorin kujdestar është inicu rast kanosje. Nuk ka të dyshimtë e as të arrestuar. Shkrimi i njëjtë me pamje grafike ishte vendos më herët në rrjetin social Telegram”, tha Elshani.

YouTube player

Lexo më shumë  Nesho: Rama luan lojën e fundit politike duke shitur interesat kombëtare, përdor Kinën si presion ndaj SHBA-së për të shpëtuar veten