Lajme

Kurti bisedon me Zhegrovën: Ëndrra e tij u bë realitet, sot është frymëzim i shumë të rinjve që e duan futbollin (Video)

Transferimi i Edon Zhegrovës te Juventusi është lajmi më i madh sportiv i javës, dhe ndoshta i vitit, për sportdashësit shqiptarë. Futbollisti kosovar i është bashkuar gjigantit italian, duke realizuar një nga ëndrrat më të mëdha të karrierës së tij.

Lajmin e ka komentuar edhe Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili në një video të publikuar para pak minutash në rrjetet sociale, është shfaqur duke biseduar me vetë Zhegrovën. Me krenari dhe emocion, Kurti e ka përgëzuar futbollistin për këtë hap të madh.

Lexo më shumë  Përmbytjet, 2.5 miliardë dollarë dëme në 30 vite dhe asnjë i dënuar në 3 dekada, KLSH zbulon dështimin zinxhir të institucioneve në Shqipëri

“Edoni ëndrrën e tij e bëri realitet, tash është ëndrra e shumë të rinjve që e duan futbollin siç e do Edoni,” u shpreh Kurti.

Ai shtoi se Zhegrova është krenar që po e përfaqëson popullin dhe vendin tonë në arenën ndërkombëtare, ndërsa theksoi se edhe populli është po aq krenar me të.

“Me Hajrën sot e uruam dhe përgëzuam për këtë arritje të jashtëzakonshme dhe i uruam gjithë shëndetin, fatin e shumë suksese!” – përfundoi Kurti.

Lexo më shumë  Komuna e Mitrovicës hap procesin e aplikimit për vlerësimin e dëmeve nga vërshimet

Ky transferim shënon një moment historik për futbollin kosovar, duke forcuar praninë dhe ndikimin e futbollistëve shqiptarë në ligat elitare evropiane. Edon Zhegrova do të mbajë tani fanellën e “Zonjës së Vjetër”, një përgjegjësi e madhe dhe një mundësi e artë për ta lartësuar edhe më shumë emrin e Kosovës në futbollin botëror.

YouTube player