Kur Kryeministri i Kroacisë del e kritikon BE-në për mungesë drejtësie e sigurie, opozita jonë e Kosovës është duke bërë gjimnastikë ligjore për t’ia bërë hallall Listës Serbe
Shkruan Frashër Oseku
Kur Kryeministri i Kroacisë del e kritikon BE-në për mungesë drejtësie e sigurie, opozita jonë e Kosovës është duke bërë gjimnastikë ligjore për t’ia bërë hallall Listës Serbe.
Pra, derisa Europa sulmohet për qëndrim të njëanshëm – këta tanët këtu sillen sikur janë zëdhënës të Vuçiqit me orar të plotë.
Analistët bythëlëpirës flasin për “kushtetutën” me aq pasion, sa po mendon njeriu që kanë qenë pjesë e komisionit që e kanë shkruar vet.
Ndërkohë që në fakt, s’e kanë lexuar kurrë më shumë se titullin.
Po të ishte Kosova nën menaxhimin e këtyre, mutave tash e moti do kishim pas “Zajednicën Plus” me flamur të përbashkët të Vuçiçit.
Listës Serbe i ndihmojnë në heshtje, e pastaj na dalin në TV me deklarata heroike kundër Beogradit.
Mbrojtjen e “kushtetutës” e përdorin si deodorant – vetëm kur u duhet për t’ia mbuluar djersët politike.
Ju që nuk patët guxim ta zgjidhni Nenadin — një serb që e njeh pavarësinë e Kosovës, që flet shqip, që bashkëpunon me institucionet dhe që e kundërshton Vuçiqin — këtë nuk e quajnë maturi politike, as neutralitet kushtetues.
Këtë e quaj unë: nënshtrim frikacak ndaj Listës Serbe.
Këtë e quaj: shantazh politik për interesa të vogla partiake.
Këtë e quaj: heshtje që i jep zë Beogradit në Prishtinë.
Dhe kushdo që e bën këtë, përballë historisë nuk do të ketë justifikim — vetëm turp.
Rruga Press

