KryesoreLajme

“Për Banjskën u bëmë sikur nuk ndodhi fare” – kryeministri kroat “godet” BE-në

Kryeministri kroat Andrej Plenkoviq ka akuzuar Bashkimin Evropian për mungesë reagimi ndaj sulmit terrorist në Banjskë, duke thënë se ngjarja e vitit 2023 kaloi pa asnjë vërejtje serioze nga BE-ja.

Duke folur në Forumin Strategjik të Bledit, Plenkoviq tha se Bashkimi Evropian nuk e trajtoi me seriozitet rastin e Banjskës, ku një grup i armatosur serb sulmoi forcat e rendit të Kosovës, duke vrarë një polic dhe duke rrezikuar përshkallëzim të konfliktit.

Lexo më shumë  Gërvalla: Reformimi i sistemit të drejtësisë është i panegociueshëm

“Keni Banjskën, e cila në vitin 2023 kaloi pa asnjë vërejtje serioze apo reagim nga askush në BE, bëmë sikur nuk ka ndodhur fare. Ky është realiteti,” deklaroi Plenkoviq.

Ai tha se BE-ja duhet të jetë më e vendosur ndaj këtyre situatave për të garantuar stabilitetin dhe sigurinë në rajon.

Rruga Press

YouTube player

Lexo më shumë  Kredia për Ukrainën do të ndodhë 'në një mënyrë ose në një tjetër', thotë Von der Leyen mes vetos së Orbanit