KryesoreLajme

Haxhiu: Të ecim përpara ose me qeverinë e re, ose me zgjedhje

Deputetja e LVV-së, Albulena Haxhiu, ka thënë se duhet të niset puna me kryetarin dhe nënkryetarët e zgjedhur të Kuvendit  – pavarësisht se nuk është zgjedhur një nga komuniteti serb – ose të shkohet në zgjedhje.

Ajo ka theksuar se është e papranueshme që institucionet të mbesin peng i Listës Serbe.

Lexo më shumë  Manxhuka: Godisni deputetët e LVV-së, ushtarët e UÇK-së, të burgosurit politik, vëllezërit e dëshmorëve. Ndërgjegja jonë politike është e pastër, si loti

“Është e papranueshme që një subjekt që nuk e njeh shtetin tonë të pretendoj të ketë rol në proceset demokratike që vetë i mohon. Nuk guxojmë të mbetemi peng i atyre që e mohojnë ekzistencën  tonë si shtet. Është e rëndësishme të ecim përpara me kryesinë, kryetarin dhe nënkryetarët e zgjedhur, jemi të interesuar të ecim përpara ose me qeverinë e re, ose me zgjedhje”, ka thënë para mediave pas seancës.

Lexo më shumë  Ngrohen më pak, konsumojnë më pak: Shqipëria ndër vendet me energjinë familjare më të ulët në Evropë
YouTube player