KryesoreLajme

Presidentja Osmani nënshkruan dekretin, Kosova harmonizon listën e organizatave të huaja terroriste me SHBA-në

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka lëshuar një dekret me të cilin ka harmonizuar listën e organizatave të huaja terroriste me urdhrat ekzekutivë të presidentit amerikan, Donald Trump.

Në dokumentin që e ka publikuar në X, është theksuar që ky dekret bëhet me qëllim të linjëzimit të plotë të politikës së jashtme dhe të sigurisë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Lexo më shumë  Gazeta më e madhe austriake: Edi Rama po saboton drejtësinë, hetimet kërcënojnë pushtetin e tij

Në dekret theksohet se të gjitha institucionet e sigurisë dhe të tjera ngarkohen që të marrin hapat e nevojshëm për zbatim. Dekreti ka hyrë në fuqi sot, në datën e nënshkrimit.

“Republika e Kosovës qëndron përkrah Shteteve të Bashkuara të Amerikës në luftën kundër krimit të organizuar transnacional dhe terrorizmit, narko-karteleve dhe regjimeve kriminale, sepse lidershipi amerikan e bën botën më të sigurt”, ka shkruar Osmani në X. “Historia e dëshmon një të vërtetë të thjeshtë: Kur Amerika udhëheq, ka më shumë paqe, më shumë siguri dhe më shumë liri në botë. Kosova gjithmonë do të qëndrojë me SHBA-në për ta çuar përpara këtë vizion dhe në përpjekjet e saj për t’i luftuar të gjithë ata që kërcënojnë sigurinë kombëtare të aleatit tonë më të rëndësishëm”.

Lexo më shumë  Bllokimi i aksit Librazhd-Prrenjas, rritet çmimi i biletës së udhëtimit për në juglindje

Rruga Press

YouTube player