KryesoreLajme

Kollçaku: Deputeti serb që njeh Republikën e Kosovës është kandidati legjitim për nënkryetar të Kuvendit

Deputetja Fatmire Kollçaku ka reaguar në lidhje me debatet për zgjedhjen e nënkryetarit të Kuvendit nga radhët e komunitetit serb, duke ngritur pyetjen nëse përfaqësuesit e Listës Serbe, që flasin për shkelje të Kushtetutës, në fakt e njohin vetë Republikën e Kosovës.

“Për Kushtetutën e cilit shtet bëhet fjalë? A e njohin ata Republikën e Kosovës dhe institucionin më të lartë vendimmarrës të saj, aty ku pretendojnë që njëri prej tyre të ushtrojë pozitën e nënkryetarit?”, tha Kollçaku gjatë një konference për media në Kuvend.

Lexo më shumë  Reflektim i Diellës: në Kosovë hedhin kripë në rrugë, në Shqipëri like

Ajo theksoi se në Kuvend ka një përfaqësues të komunitetit serb, i cili e njeh Republikën e Kosovës dhe ka pranuar të kandidojë për këtë pozitë, duke e konsideruar atë si pretendentin legjitim.

“Me zgjedhjen e tij nuk shkelet Kushtetuta e Republikës së Kosovës. Përkundrazi!”, theksoi Kollçaku.

Rruga Press

YouTube player

Lexo më shumë  Alarmi/ Fëmijët shqiptarë po rriten me algoritme dhe pa mburoja dixhitale