KryesoreLajme

FSK njofton për ushtrimin fushor “Ujku Shigjetë” nga 31 gushti deri më 5 shtator

Forca e Sigurisë së Kosovës njofton të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës se nga data 31 gusht deri më 05 shtator 2025 do të realizojë ushtrimin fushor “Ujku Shigjetë”, në kuadër të përgatitjeve për validimin e Regjimentit të Tretë.

Gjatë kësaj periudhe do të ketë lëvizje të konvojeve ushtarake nga vendbazimet e FSK-së në drejtim të rajonit të Gjakovës, konkretisht në Aeroportin e Gjakovës dhe në Poligonin Ushtarak në Babaj të Bokës.

Lexo më shumë  Kongresistët Self dhe Subramanyam të martën vizitojnë Luginën dhe Kosovën

“E gjithë kjo lëvizje do bëhet me qëllim të realizimit të ushtrimit, andaj kërkojmë mirëkuptim nga qytetarët”, thuhet në njoftimin e FSK-së.

YouTube player