KryesoreLajme

“Mendoni për Enver Zymberin e Afrim Bunjakun”, Avdyli thotë se barazimi i Rashiqit me Simiqin është rrezik për sovranitetin

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partia Guxo, Haxhi Avdyli ka thënë se është akt puro sabotimi i integritetit dhe sovranitetit të vendit, barazimi i deputetit serb Nenad Rashiq me Slavko Simiq nga Lista Serbe.

Avdyli në një postim në Facebook, ka shkruar se Rashiq njeh Kosovën si shtet ndërkaq Simiq jo.

“Tentimi i turpshëm i barazimit të Rashiqit me Simiqin e Srspkës, është një akt puro sabotimi që i bëhet integritetit, sovranitetit dhe ligjshmërisë në vendin tonë. Po, dytë janë Serb, me emër e mbiemër. Por njëri njeh Kosovën shtet , dhe ka punuar qe 20 vite si çdo pjesëtar i pakicës në institucionet tona dhe për shtetin tonë. E ata tjerët, a i njihni? Ju eksponent të opozitës, që po barazoni këta dy, ku keni jetuar deri tash pash zotin?”, ka shkruar Avdyli.

Lexo më shumë  Gjykata i vazhdon paraburgimin Fatmir Shehollit, i arrestuar për spiunazh

Deputeti tutje është shprehur se përse duhet të përkrahet Simiq që është masha e Vuçiqit.

“Po, pse kaq pak e doni vendin tuaj? Pse ia keni marr inati vendit tuaj? Çka ju ka bë Kosova keq, përveç që ju dha bukë, e shtëpi e ju rriti? Pse duhet të përkrahni Simiqin, mashën e Vuçiqit, lider i terroristëve të veshur me petkun e politikanit. A mbani mend barrikadat? A mbani mend dëbimin e shqiptarëve nga veriu? A mbani mend kontrabandistët, e bandat terrorizuese? A mbani mend sa Kosovë e sa Serbi ishte veriu? Kush i udhëhoqi krejt trazirat, e krejt këqijat që ndodhën këtij vendi?”, ka pyetur deputeti Avdyli.

Lexo më shumë  Këta janë 120 deputetët e zgjedhur të Kuvendit të Kosovës

Ai shtoi se fajtor i krejt këtyre ishte Lista Serbe dhe tutorët e tyre në Beograd.

“Nëse ju ka rrok amnezia po ju tregoj ishte SRPSKA dhe tutorët e tyre në Beograd. Nesër, kur të paloheni si LDK e të abstenoni si PDK, mendoni edhe për Enver Zymberin e Afrim Bunjakun. Mendoni pak edhe për jetimët, fëmijët e heronjve, që mbetën jetimë, vetëm nga veprimet e Simiqave e Radojqiqave. Nesër me heshtjen tuaj do ia zgjatni jetën sponsorëve të vrasësve, dhe krahut politik të terroristeve në veri….Ose do kaloni në anën e shtetit tuaj. Ndoshta”, ka shkruar Avdyli.

Rruga Press

YouTube player