Bota

VIDEO/ Tensione në Universitetin e Novi Sadit, dekani përzë studentët protestues

Studentët e Fakultetit Juridik në Novi Sad kanë hyrë në ndërtesën e Fakultetit të Filozofisë, ku mëngjesin e sotëm dekani Milivoj Alanoviç kishte përzënë studentët protestues.

Më pas, me thirrjen e dekanit, në ambientet e fakultetit kanë mbërritur pjesëtarë të Njësisë Ndërhyrëse dhe tre automjete policore (“Marica”).

Dy fakultetet ndajnë të njëjtën ndërtesë ndërsa menjëherë pas kësaj ka ndërhyrë edhe Xhandarmëria e Serbisë ku situata është tensionuar, por deri tani nuk raportohen të lënduar.

Lexo më shumë  Ministri britanik: Veprimet e Putinit të kujtojnë vitet para Luftës së Dytë Botërore

Përpara godinës ndodhen forca policore, xhandarmëria dhe një grup qytetarësh të mbledhur me thirrjen e studentëve protestues ndërsa ka pasur shtyrje mes tyre dhe forcave të sigurisë.

Në një deklaratë për mediat, dekani tha se “asgjë e pazakontë nuk ndodhi në Fakultetin e Filozofisë këtë mëngjes”, por se një grup profesorësh hynë në vendet e tyre të punës. Ai shtoi se u shpjegoi studentëve se veprimet e tyre përbëjnë shkelje të rëndë dhe janë subjekt i masave disiplinore, pasi kanë qëndruar në ambientet e fakultetit jashtë orarit të punës. Dekani theksoi se ata do të qëndrojnë në ndërtesë deri në një njoftim të mëtejshëm, derisa situata të normalizohet.

Lexo më shumë  Janko Veselinoviq: SNS-ja e Vuçiqit funksionon si kartel droge, i ngjashëm me ato në Meksikë

Protestat në Serbi vijojnë prej muajsh, ku ndër kërkesat kryesore janë mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme dhe largimi i presidentit Aleksandar Vuçiç.

Studentëve dhe profesorëve iu bashkuan gjatë edhe bujq e grupe qytetarësh, në mbështetje të protestës.

Rruga Press

YouTube player