Deputeti Kraki: Opozita u bë bashkë me listën serbe për të votu kundër Donika Gërvallës
Deputeti Nezir Kraki ka reaguar ashpër ndaj veprimeve të opozitës, duke thënë se kundërshtimi i tyre nuk ka pasur të bëjë me ministren Albulena Haxhiu, por me mospranimin e humbjes në zgjedhje.
“Sot u konfirmua se ‘problemi’ i opozitës nuk ka qenë Albulena Haxhiu. Këta vazhdojnë ta refuzojnë pranimin e humbjes në zgjedhje. Merreni me mend, u bënë bashkë me Listën Serbe për të votuar kundër Donika Gërvallës”, shkroi Kraki.
Ai shtoi se ky veprim e tregon qartë realitetin politik në Kosovë, pavarësisht, siç tha ai, “përrallave patriotike të PDK-së dhe AAK-së dhe skuthizmit politik të LDK-së”.

Rruga Press

