Bota

10 të vrarë në Ukrainë/ Zelenski: Moska kërkon të poshtërojë përpjekjet diplomatike para takimit të Uashingtonit

Lideri ukrainas Volodymyr Zelensky tha se Moska kërkon të poshtërojë përpjekjet diplomatike, para bisedimeve me Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë, ndërsa 10 persona janë vrarë sot në sulmet ajrore ruse në të gjithë Ukrainën. 

Deklarata vjen ndërkohë që liderët europian, bashkë me Zelensky-n, ndodhen në Uashington duke në një shfaqje uniteti me Ukrainën. Më herët Trump përjashtoi mundësinë e anëtarësimit të Ukrainës në NATO dhe përjashtoi mundësinë e rimarrjes së Krimesë, e cila u aneksua nga Moska në vitin 2014. 

Lexo më shumë  Engjëlli që dukej si Meloni hiqet nga kisha pas kërkesës së Vatikanit

Kujtojmë që gjatë samitit të Alaskës, Presidenti rus Vladimir Putin parashtroi 6 kërkesa për arritjen e një marrëveshje me Ukrainën.  Një nga kërkesat kryesore të shefit të Kremlinit është tërheqja e forcave të Kievit nga rajonet e Donetskut dhe Luhanskut. 

Ndërkaq, në këmbim Moska zotohet të lëshojë pjesë të rajoneve të Sumit dhe Kharkivit.  Po ashtu Putin ka kërkuar ndalimin e anëtarësimit të Ukrainës në NATO, që me sa duket vijon të jetë vija e kuqe e Moskës në raport me Kievin.  Mbetet për t’u parë se sa i gatshëm do të tregohet Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky për t’u dhënë dritën jeshile kërkesave të Putinit.

Lexo më shumë  SHBA rrëzon dronin iranian pranë aeroplanmbajtëses USS Abraham Lincoln

Rruga Press

YouTube player