Bota

Bosnjë – Dorëhiqet kryeministri i Republikës Srpska

Radovan Vishkoviq ka dhënë dorëheqjen nga posti i Kryeministrit të Republika Srpska.

Në një konferencë për shtyp, Vishkoviq ka thënë se po largohej nga posti i Kryeministrit të RS dhe se do të zgjidhej një qeveri e re.

Ai po përballet me një aktakuzë për sulm ndaj rendit kushtetues dhe ligjor të Bosnjës dhe Hercegovinës.

Lexo më shumë  Zelensky: Rusia nuk numëron të vdekurit, por çdo dollar dhe euro që humbet

Višković ka qenë Kryeministër i RS-së që nga viti 2018, dhe ndërkohë ai ka përfunduar edhe nën sanksionet e SHBA-së për minimin e Marrëveshjes së Paqes së Dejtonit.

Siç u njoftua nga Departamenti i Thesarit i SHBA-së në korrik 2023, Vishkoviq, së bashku me disa zyrtarë të tjerë nga RS, është përgjegjës drejtpërdrejt për nxitjen e miratimit të një ligji në Asamblenë Kombëtare të Republika Srpska që shpall vendimet e Gjykatës Kushtetuese të Bosnjës dhe Hercegovinës të pazbatueshme në RS, duke penguar dhe rrezikuar kështu zbatimin e Marrëveshjes së Paqes së Dejtonit.

Lexo më shumë  Gjykata e Moskës shpall grupin muzikor Pussy Riot organizatë ekstremiste

Rruga Press

YouTube player