KryesoreLajme

Kurti: Kosova dallohet si vendi me rritjen më të madhe të mirëqenies së raportuar

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar lidhur me të dhënat më të fundit të publikuara nga Qendra amerikane e Kërkimeve Gallup, e cila ka matur perceptimin e mirëqenies në vende të ndryshme të botës.

Kurtit tha se Kosova ka shënuar një përparim të jashtëzakonshëm gjatë dekadës së fundit në Indeksin e Vlerësimit të Jetës, duke kaluar nga 11% në vitin 2014, në 51% në vitin 2024, në mesin e qytetarëve që thonë se “jetojnë mirë”.

Lexo më shumë  Demokratët pritet të fitojnë 258 vende në Dhomën e Përfaqësuesve, rezultati më i mirë në mbi tri dekada

“Në Indeksin e Vlerësimit të Jetës të Gallup të këtij viti, Kosova dallohet si vendi me rritjen më të madhe të mirëqenies së raportuar”, shkroi Kurti në një postim në platformën X.

Ai theksoi se përmirësimi në perceptimin e jetesës në Kosovë përfaqëson një arritje të madhe dhe është tregues i një transformimi të thellë socio-ekonomik në vend.
“Në vitin 2014, vetëm 11% e popullsisë raportonte se po përparonte; deri vitin e kaluar, ai numër ishte rritur në 51%, që përfaqëson më shumë se gjysmën e popullsisë”, shtoi Kurti.

Lexo më shumë  Gjobat dhe regjistri policor - Studentët çojnë në Kushtetuese tre akte të qeverisë: Synojnë të na heqin të drejtën për të protestuar dhe kundërshtuar padrejtësinë

Kryeministri në detyrë deklaroi se si qeveri janë “krenarë që kemi krijuar një mjedis të përshtatshëm për mirëqenien e të gjithë qytetarëve”.

Rruga Press

YouTube player