Bota

Deklarohet Zelenski përpara takimit Trump-Putin: T’i hapet rrugë një diskutimi thelbësor trepalësh

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka deklaruar të premten para fillimit të samitit historik ndërmjet Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Rusisë, se pret që prej këtij takimi të hapet rruga për paqen si dhe të ketë diskutim substancial për formatin e mundshëm trepalësh mes tij, presidentit amerikan, Donald Trump dhe presidentit rus, Vladimir Putin.

“Gjëja kyç është që ky takim duhet të hapë një rrugë reale drejt paqes së drejtë dhe diskutimit thelbësor midis liderëve brenda një formati trepalësh – Ukraina, Shtetet e Bashkuara dhe pala ruse”, ka shkruar Zelensky në rrjetin social X. 

Lexo më shumë  Lituani – Deri në 100 ushtarë në kufi, rriten masat e sigurisë pranë Kaliningradit

Ndër të tjera, ai ka shtuar se tashmë ka ardhur koha që t’i jepet fund luftës, duke e hedhur topin në fushën e Rusisë.

“Është koha t’i japim fund luftës, ndërsa hapat e nevojshëm duhet të bëhen nga Rusia”, ka thënë më tutje Zelensky.

Për fund, lideri ukrainas është shprehur se “ne (populli i Ukrainës) i kemi shpresat tek Amerika. Jemi gati, si gjithmonë, për të punuar në mënyrë sa më produktive”.

Lexo më shumë  “Çdo shtëpi serbe ka një Ratko”, Prokuroria malazeze urdhëron marrjen në pyetje të Knezheviqit për lavdërimin e Mlladiqit

Rruga Press

YouTube player