KryesoreLajme

Muja: Media e lirë për të shpifur ndaj Qeverisë, e heshtur ndaj Devollit që la pa paga 1800 punëtorë

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Armend Muja, ka reaguar lidhur me situatën financiare të Radio Televizionit të Kosovës (RTK), duke akuzuar mediat për qasje të dyfishta në raportimin e tyre.

Muja tha se prej dy javësh RTK-ja nuk ka mjete financiare, pasi buxheti i saj nuk mund të alokohet pa miratimin paraprak të komisionit parlamentar – diçka e pamundur aktualisht për shkak të bllokimit të konstituimit të Kuvendit nga opozita, e cila po bojkoton votimet.

Lexo më shumë  VV ankohet në Supreme rreth vendimit të PZAP-it për qendrat alternative të votimit në diasporë

Sipas tij, megjithëse Qeveria nuk ka kompetenca mbi buxhetin e RTK-së, gjatë kësaj periudhe ajo është kritikuar nga portale, analistë dhe Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK).

Muja e krahasoi këtë me rastin e Telekomit të Kosovës, i cili për tetë muaj rresht kishte llogaritë e bllokuara nga kompania Z-Mobile/Devolli, duke lënë 1,800 punëtorë pa paga. Ai theksoi se gjatë asaj kohe nuk është bërë asnjë kritikë publike nga mediat apo analistët ndaj kompanisë private.

Lexo më shumë  Profesori amerikan: Serbia burim problemesh në rajon, SHBA duhet të mbështesë fuqishëm Kosovën

“Kjo flet më së miri për lirinë e medias në Kosovë. Ndaj Qeverisë janë të lira edhe të shpifin, kurse ndaj oligarkëve ka vetëcenzurë maksimale,” deklaroi Muja.

Rruga Press

YouTube player