KryesoreLajme

Bislimi priti në takim përfaqësues nga Lugina e Preshevës

Zëvendëskryeministri i parë në detyrë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, priti në takim deputetin shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, kryetaren e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani dhe kryetarin e Këshillit Kombëtar Shqiptar, Enkel Rexhepi.

Në takim u diskutua mbi gjendjen në Luginën e Preshevës dhe politikat diskriminuese e shtypëse të Serbisë ndaj shqiptarëve atje. Tutje u bisedua edhe për gjendjen e shqiptarëve në Sanxhak, ku prioritet mbetet çështja e ruajtjes dhe kultivimit të identitetit shqiptar. U theksua se mbrojtja dhe avancimi i të drejtave të shqiptarëve në Serbi nuk është vetëm nevojë por njëkohësisht edhe domosdoshmëri.

Lexo më shumë  FSK merr pjesë në ushtrimin ndërkombëtar “Mittelmark 2026” në Gjermani

Zëvendëskryeministri Bislimi theksoi se Qeveria e Republikës së Kosovës do të vazhdojë të mbështesë shqiptarët në Luginë e Sanxhak jo vetëm për të ndihmuar në ruajtjen e kulturës e identitetit, por edhe për të rritur mbështetjen për programe konform nevojave të komunitetit shqiptar atje.

YouTube player