Lajme

Ministri Sveçla priti në takim Ambasadorin e Finlandës

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla priti sot në një takim përshëndetës ambasadorin e Republikës së Finlandës në Kosovë, Matti Nissinen me rastin e përfundimit të mandatit të tij diplomatik në vendin tonë.

Ministri Sveçla e falënderoi ambasadorin Nissinen për bashkëpunimin e ngushtë dhe kontributin e çmuar që ka dhënë gjatë mandatit të tij në forcimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve, veçanërisht në fushat që mbulon Ministria e Punëve të Brendshme.

Lexo më shumë  Sveçla: Kosova rrit gatishmërinë për situata emergjente

Gjatë takimit u vlerësua bashkëpunimi i shkëlqyer mes Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Ambasadës së Finlandës, si dhe mbështetja e vazhdueshme që ka ofruar Finlanda për zhvillimin institucional të Kosovës.

Ambasadori Nissinen shprehu mirënjohjen e tij për mikpritjen dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm e frytdhënës që ka pasur me institucionet tona gjatë kohës së shërbimit të tij në Kosovë.

Në përmbyllje të takimit, Ministri Sveçla i uroi Ambasadorit Nissinen suksese në angazhimet e tij të ardhshme profesionale dhe personale.

Lexo më shumë  Pak ditë para arrestimit Mogherini takoi Ramën dhe Kumbaron/ 200 mijë euro për bursa

Rruga Press

YouTube player