Art & Kulturë

“Iso mbi Kalldrëm”, rikthehen fundjavat e polifonisë në Gjirokastër

“Iso mbi Kalldrëm”, cikli i fundjavave të këngës polifonike, rikthehet në edicionin e tij të katërt në Gjirokastër. 

Gjatë fundjavave të muajit gusht, grupe dhe ansamble të këngës popullore do të performojnë në rrugët e kalldrëmta të Pazari, duke i dhënë jetë sezonit turistik dhe duke tërhequr vizitorët që zgjedhin të vizitojnë qytetin.

Në rrugët historike të Gjirokastrës, polifonia do të mbushë ambientin me tingujt e saj të veçantë. 

Edhe këtë gusht, ashtu si çdo vit, “Iso mbi Kalldrëm” riktheu në këtë qytet këngët dhe ritmet e folklorit. Grupe folklorike të qytetit morën pjesë dhe organizimi solli gjallëri, duke tërhequr jo vetëm banorët, por edhe vizitorë të shumtë, përfshirë turistë të huaj, të cilët shfaqin kuriozitet për këngën tradicionale me iso.

Aktiviteti do të vazhdojë gjatë gjithë gushtit, me pjesëmarrjen e grupeve folklorike nga të gjitha njësitë administrative të Gjirokastrës. 

Përveç se shërben si një atraksion i veçantë për turistët, “Iso mbi Kalldrëm” ka edhe një rol të rëndësishëm në promovimin dhe transmetimin e vlerave të polifonisë tek brezat e ardhshëm.

Ky organizim është një mundësi e shkëlqyer për të theksuar vlerat e folklorit dhe trashëgimisë kulturore.

Rruga Press

YouTube player