Lajme

Oficer Kadeti i FSK-së diplomon në Akademinë Mbretërore Ushtarake Sandhurst

Oficer Kadet Fatlind Imeraj, ka diplomuar në Akademinë Mbretërore Ushtarake Sandhurst në Mbretërinë e Bashkuar.

FSK në një postim në Facebook shkruan se ceremonia e diplomimit në emër të SH.T. Mbretit Charles III u drejtua nga General Sir James Hockenhull.


“Shkollimi në Akademinë Ushtarake Mbretërore Sandhurst është shkollim një vjeçar dhe përfshin përgatitjen e oficerëve për të shërbyer në pozita të ndryshme në forcat e armatosura. Duke filluar nga parimet bazë të forcave të armatosura, udhëheqja, dhe taktikat dhe llojet e opracioneve ushtarake janë disa nga fushat që përgatiten oficerët e rinj të Mbretërisë së Bashkuar dhe oficerët ndërkombëtar. Oficer Kadet Fatlind Imeraj është kadeti i 32 që e përfundon shkollimin në këtë akademi prestigjioze ushtarake nga FSK”, thuhet në njoftim.

Lexo më shumë  Mustafi reagon ndaj deklaratave të Demo Berishës: Beogradi nuk është vend ku zgjidhen problemet e shqiptarëve, është fabrika ku ato prodhohen

Në ceremoninë e diplomimit nga FSK morën pjesë Kolonel Ahmet Ajeti, Kolonel Ali Krasniqi, Atasheu i FSK në Mbretërinë e Bashkuar, kolonel Agron Bajrami, dhe përfaqësues nga Ambasada e Republikës së Kosovës, Arta Qehaja dhe Ilir Bytyqi.

YouTube player