BotaKryesore

Starmer kundër pushtimit të Gazës: Vendimi i qeverisë izraelite i gabuar, duhet armëpushim

Kryeministri britanik Keir Starmer është shprehur kundër përshkallëzimit të situatës në Gaza, duke e quajtur vendimin e fundit të kryeministrit izraelit për pushtimin e plotë të Gazës, të gabuar.

Ai i kërkon qeverisë izraelite ta shqyrtojë edhe njëherë një vendim të tillë.

Ky veprim nuk do të bëjë asgjë për t’i dhënë fund këtij konflikti ose për të ndihmuar në sigurimin e lirimit të pengjeve. Ai vetëm sa do të sjellë më shumë gjakderdhje. Çdo ditë kriza humanitare në Gaza përkeqësohet dhe pengjet e marra nga Hamasi mbahen në kushte të tmerrshme dhe çnjerëzore. Ajo që na duhet është një armëpushim, një rritje e ndihmës humanitare, lirimi i të gjithë pengjeve nga Hamasi dhe një zgjidhje e negociuar. Hamasi nuk mund të luajë asnjë rol në të ardhmen e Gazës dhe duhet të largohet, si dhe të çarmatoset”, ka thënë ai.

Lexo më shumë  Shteti në duart e Belinda Ballukut, pas dështimit për t’u bërë gjyqtare, motra e saj pritet të emërohet në krye të ASD-së

Rruga Press

YouTube player