KryesoreLajme

Kurti e Prattipati flasin për bashkëpunimin Kosovë-SHBA

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, priti sot të Ngarkuarën me Punë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Anu Prattipati, e cila po shoqërohej nga Drejtoresha e misionit të USAID-së në Kosovë, Eileen Devitt.

Sipas njoftimit, tema të diskutimit të sotëm ishin zhvillimet e fundit në vend dhe aktualiteti politik, krahas çështjeve tjera të bashkëpunimit dhe marrëdhënieve bilaterale Kosovë-Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Lexo më shumë  Kurti në Konferencën e Mjedrës: Një premtim nga Qeveria, do të jem partner jo spektator

“Në këtë takim që ishte edhe takim lamtumirës për Drejtoreshën e misioni të USAID-së në Kosovë, znj. Devitt, kryeministri e falënderoi atë për përkushtimin dhe kontributin e saj në shoqërinë dhe shtetin e Kosovës, duke i uruar shëndet dhe suksese në angazhimet e tjera profesionale”, thuhet në njoftim.

Rruga Press

YouTube player

Lexo më shumë  Pak ditë para arrestimit Mogherini takoi Ramën dhe Kumbaron/ 200 mijë euro për bursa