Lajme

Kurti bëri homazhe te Lapidari i Dëshmorëve të familjes Lleshi

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, bëri sot homazhe pranë Lapidarit të Dëshmorëve të familjes Lleshi në fshatin Vraniq të Komunës së Gjakovës, në 27-vjetorin e betejës së familjes Lleshi dhe rënies heroike të Kolë dhe Mark Lleshit.

Në njoftimin e Kryeministrisë bëhet e ditur se Kurti shprehu mirënjohjen e thellë për familjen Lleshi, që ka katër dëshmorë nga lufta e fundit, dhe e cila ndër gjenerata ka kontribuar dhe luftuar në mbrojtje dhe çlirim të vendit. 

Lexo më shumë  Goditja e organizatës kriminale të kokainës, reagon kreu i SPAK, Braho: Pasuritë me origjinë kriminale dëmtojmë ekonominë dhe nuk sjellin asnjë të mirë publike!

Rruga Press

YouTube player