Sport

9 vite krenarie, triumfi historik i Majlinda Kelmendit

Sot bëhen plot 9 vite nga dita kur Majlinda Kelmendi shkroi historinë dhe e ngriti Kosovën në majat e botës. Më 7 gusht 2016, në Lojërat Olimpike të Rio de Janeiros, ajo u bë sportistja e parë që fitoi një medalje të artë për Kosovën, duke hyrë përgjithmonë në zemrat e një kombi të tërë.

Në një arenë ndërkombëtare ku konkurrenca është e pamëshirshme, Majlinda doli mbi të gjithë, e pathyeshme, e vendosur dhe krenare. Kur ajo u ngjit në podiumin më të lartë dhe flamuri i Kosovës u ngrit për herë të parë në Olimpiadë, e gjithë bota dëgjoi për Kosovën, për një shtet të ri, por me shpirt të madh.

Lexo më shumë  Egnatia dhe Dinamo shkojnë më tej në Evropë

Ajo medalje nuk ishte vetëm e artë, ishte simbol i sakrificës, i përkushtimit dhe i guximit, jo vetëm për Majlindën, por për të gjithë shqiptarët, kudo që janë.

Majlinda Kelmendi nuk ishte vetëm kampione, ajo u bë ikonë. Heroina që me duart e saj solli lot gëzimi, shpresë dhe krenari për një popull që e kishte ëndërruar këtë moment për dekada me radhë./KultPlus

Lexo më shumë  Egnatia dhe Dinamo shkojnë më tej në Evropë

Rruga Press

YouTube player