Lajme

Ambasada amerikane kërkon nga qytetarët e Kosovës që të vaksinohen

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka kërkuar nga qytetarët e Kosovës që të vaksinohen në mënyrë që të mundet COVID-19.

Përmes një shkrimi në Twitter, ambasada ka thënë se SHBA-ja do të vazhdojë të sjellë vaksina në Kosovë, mirëpo ka shtuar se ato funksionojnë vetëm nëse njerëzit vaksinohen.

Lexo më shumë  Kosova po krijon qendër për AI, ministri Jagxhiu jep detajet

′′Kjo dhuratë nga populli amerikan është dhurimi më i madh i vaksinës për Kosovën nga çdo vend apo organizatë. Më shumë vaksina pritet të vijnë. Por vaksinat funksionojnë vetëm nëse vaksinohen individët. Kështu që ju lutem – vaksinohuni për të mbrojtur veten, familjet tuaja dhe komunitetet tuaja. Së bashku, mund ta mposhtim COVID-19”, thuhet në deklaratën e ambasadës së SHBA-së në Kosovë.

Kosova ka pranuar tri ditë më parë një donacion prej 35,000 doza të vaksinës Pfizer nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *