Bota

SHBA pret 65 mijë refugjatë nga Afganistani

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë pritur 65,000 afganët e parë, ndërsa një numër i madh qytetarësh u kanë sjellë libra, lodra e pelena për t’i ndihmuar.

Që prej se talebanët morën kontrollin, thuajse 28,000 afganë dhe afgano –amerikanë janë evakuuar nga vendi, sipas asaj që deklaroi presidenti Joe Biden në një konferencë për mediat të dielën.

Lexo më shumë  Mbretëria e Bashkuar dhe Ukraina nënshkruajnë një marrëveshje “miqësie” 100-vjeçare, Zelensky: Ditë historike

Javën e shkuar, presidenti tha se dëshironte që të shpëtonte mbi 15 mijë amerikanë që jetojnë në Afganistan, si dhe 65,000 refugjatë dhe njerëz që kanë punuar për forcat ajrore amerikane.

Afërsisht 2,000 refugjatë janë zhvendosur deri më tani, shumica në Fort Lee, Virginia, sipas Departamentit të Shtetit, ndërsa dhjetëra banorë dhuruan rroba, pelena, qumësht pluhur për foshnja, lodra dhe libra për familjet që mbërrijnë.

Lexo më shumë  Rusia vijon persekutimet, burg për avokatët e Navalny

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *