BotaKryesore

Në zemër të Parisit ngrihet monumenti për 8,372 viktimat e Srebrenicës

Në Paris u përurua sot monumenti kushtuar 8,372 viktimave boshnjake të gjenocidit të Srebrenicës, në një ceremoni të mbajtur në varrezat Père-Lachaise.

Programi publik përfshinte:

  • Hapja e ekspozitës “Gjenocidi i Srebrenicës: 11 mësime për të ardhmen” në sallonin e nderit të Bashkisë së arrondissement-it të 20-të, ku të pranishmit mund të nënshkruanin edhe librin e artë të homazhit.
  • Momenti i përkujtimit para monumentit të sapopëruruar në Père-Lachaise, ku qytetarët patën mundësi të vendosin lule, të luten apo të lënë një mesazh.
Lexo më shumë  PDK synon ta dobësojë Kurtin, LDK kërkon bashkëqeverisje, AAK rrezikon pragun

Ceremonia zyrtare, me pjesëmarrjen e të mbijetuarve, familjeve të viktimave, presidentit të Bosnje-Hercegovinës Denis Bećirović dhe kryebashkiakes së Parisit Anne Hidalgo, u mbajt më herët gjatë mëngjesit.

Organizatorët falënderuan mbi 170 donatorët dhe të gjithë ata që kontribuan për ndërtimin e këtij monumenti dhe përkujtimin dinjitoz të viktimave.

YouTube player

Lexo më shumë  Rizvanolli prezanton potencialin minerar të Kosovës në PDAC 2026