KryesoreLajme

HEC-et shkatërruan zonën/ Banorët e Selitës në Mirditë e fshatrave të Matit dalin në protestë

Banorët e Selitës në Mirditë dhe të disa fshatrave të Matit kanë dalë në protestë për shkatërrimin e zonës nga ndërtimi i HEC-eve.

Sipas tyre pasojat janë katastrofike dhe asnjë prej kushteve në kontratë nuk është zbatuar. HEC-i ka shkatërruar biodiversitetin, ku si pasojë e hedhjes së dherave pa kriter, qindra hektarë pyje janë dëmtuar.

Lexo më shumë  Kurti në takimet rajonale të Inteligjencës Financiare: Ka progres në luftimin e krimit të organizuar

Banorët thonë se në vend të bujtinave në fshatin turistik të Lufajve, shteti dhe firma e ndërtimit, ngritën beton dhe zhdukën lumin e Urakës.
Sipas banorëve, nga 200 litra uji në sekond që ka pasur prurje lumi i Urakës, asnjë pikë nuk rrjedh në 12 muajt e vitit.

Ata kërkojnë gjithashtu edhe rehabilitimin e zonës dhe mbjellje pemësh, nëpër gjurmën e kalimit të tubave

Lexo më shumë  Kurti mori pjesë në takimet rajonale të Njësive për Inteligjencë Financiare

Banorët kanë paralajmëruar se do t’u rikthehen ligjeve të vjetra, nëse institucionet përfshirë dhe SPAK, nuk reagojnë.

Rruga Press

YouTube player