KryesoreLajme

Ministria e Drejtësisë: Për mbrojtjen e Thaçit në Hagë janë shpenzuar mbi pesë milionë euro, pagesat janë realizuar në mënyrë të rregullt dhe do të vazhdojnë

Ministria e Drejtësisë njofton opinionin publik se nga fillimi i procesit gjyqësor pranë Dhomave të Specializuara në Hagë e deri më datë 24.07.2025, janë realizuar pagesa të rregullta në përputhje me marrëveshjet dhe obligimet e përcaktuara paraprakisht, në funksion të përkrahjes së mbrojtjes juridike.

Në njoftimin e Ministrisë së Drejtësisë thuhet se që nga fillimi i procesit në total janë paguar 32,944,287.77€ (tridhjetë e dy milion e nëntëqind e dyzet e katër mijë e dyqind e tetëdhjetë e shtatë euro e shtatëdhjetë e shtatë cent).

Lexo më shumë  KEK padit për shpifje kandidaten e LDK-së Janina Imeri, e cila u prezantua në media si “eksperte e energjisë” duke përhapur dëzinformata

“Nga kjo shumë, për mbrojtjen e Hashim Thaçi janë shpenzuar total: 5,353,301.02 € (pesë milion e treqind e pesëdhjetë e tre mijë e treqind e një euro e 2 cent). Pagesat janë realizuar në mënyrë të rregullt dhe transparente dhe do të vazhdojnë të bëhen në përputhje me dispozitat përkatëse ligjore dhe marrëveshjet në fuqi”, bëhet e ditur në njoftim.

Tutje, theksohet se Ministria e Drejtësisë mbetet e përkushtuar për të garantuar një proces të drejtë dhe të balancuar përmes përkrahjes së vazhdueshme juridike, në përputhje me parimet e drejtësisë dhe të të drejtave të njeriut.

Lexo më shumë  Kryeministri britanik, Starmer: "Vendosja e tarifave tregtare ndaj aleatëve është e gabuar"

Ky reagim i MD-së, vjen pasi “Fondacioni për Mbrojtjen Juridike të Hashim Thaçit”, ka kërkuar ndërhyrje nga Qeveria në mënyrë që mos të largohet avokati i Thaçit nga ekipi i mbrojtjes.

Rruga Press

YouTube player