KryesoreLajme

Arrestime në Gjakovë/ Katër zyrtarë komunalë në pranga për keqpërdorim të pronave

Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Prizren, në bashkëpunim me Prokurorinë e Shtetit, ka arrestuar katër zyrtarë komunalë në Gjakovë, të dyshuar për veprën penale “keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Sipas policisë, të arrestuarit janë dy burra dhe dy gra, të punësuar në Drejtorinë e Urbanizmit dhe Drejtorinë për Gjeodezi dhe Kadastër në Komunën e Gjakovës.

Lexo më shumë  "Për pushtet janë të gatshëm ta dëmtojnë shtetin, gazetari që përcjell fushen e energjisë prej kur Janina Ymeri ishte 10 vjeçe, e demoloi krejt skemen e saj për gazin"

Hetimet kanë zbuluar se gjatë viteve 2018 dhe 2019, ata kanë lëshuar pëlqime dhe vendime të paligjshme për parcelizim dhe bartje pronash në emër të personave të tretë, pa dijeninë apo autorizimin e pronarëve legjitimë.

Policia njofton se janë siguruar prova që mbështesin këto dyshime, ndërsa të arrestuarit janë intervistuar në praninë e avokatëve të tyre dhe me vendim të prokurorit janë ndaluar për 48 orë.

Lexo më shumë  Shpërfillja e mbrojtjes së mjedisit “dëmton shpresat e Shqipërisë për anëtarësim në BE”

Rasti është iniciuar si “keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

YouTube player