Lajme

“Unë nuk dua asgjë” në një kafene plazhi në Budva të Malit të Zi kushton 0.50 euro

Një fotografi e një fature, e lëshuar gjoja në një plazh në Budva dhe që është publikuar në Facebook, thuhet se tregon një rast të rrallë.

Sipas mediave të huaja, bëhet fjalë për një faturë në të cilën “përgjigja e tre të ftuarve: Unë nuk dua asgjë”, ishte shkruar si artikull dhe ata u desh të paguanin nga 0.50 euro, secili.

Lexo më shumë  Hidhet nga pallati polici i qarkullimit rrugor që ndaloi djalin e oligarkut Samir Mane. Protestë përpara Ministrisë së Brendshme në Tiranë

Fotografia e faturës mbi të cilën jeni ngarkuar edhe nëse doni vetëm të uleni në një kafene është bërë hit në mediat sociale dhe ka shkaktuar shumë komente.

Madje, në komente, disa kanë shtruar pyetjen nëse së shpejti do të paguani edhe për frymëmarrjen e ajrit, ndërsa të tjerët pyesin “çfarë lloj njerëzish janë ulur në kafene dhe nuk duan të pinë asgjë”.

Lexo më shumë  Çeku në Prizren: Nga ish-qeveritë nuk na dallon vetëm puna e suksesi por edhe vizioni për vendin tonë

Nëse kjo është një shaka e pronarëve të objektit që bënë një lëvizje të mirë marketingu në këtë mënyrë, ose bëhet fjalë për një pagesë të vërtetë – nuk është konfirmuar ende. 

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *