KryesoreLajme

Sveçla për gjetjen e zollave në Mitrovicë: Beogradi po i stimulon grupet terroriste

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka reaguar për gjetjen dhe konfiskimin e dy raketahedhësve të krahut apo të njohura me termin “zolla” të prodhimit serb në Mitrovicën e Veriut.

Ai në një postim në Facebook ka shkruar se për nivelin dhe sasinë e armatimit të konfiskuar gjatë këtyre katër viteve të gjithë janë dëshmitarë.

“Në anën tjetër, Beogradi jo vetëm që nuk është distancuar asnjëherë nga këto mjete dhe veprime në veri të vendit, por përkundrazi, për vite me radhë i ka stimuluar, organizuar dhe furnizuar grupet terroriste dhe bandat kriminale, me të vetmin qëllim: cenimin e integritetit territorial dhe rendit kushtetues të Republikës së Kosovës”, ka shkruar ai.

Lexo më shumë  Snezhana Paunoviq ishte pjesë e strukturave paralele të Serbisë në Kosovë, në vitin 2018 ajo mbante poziten e u.d. Drejtoreshës së Institucionit Farmaceutik në Pejë

Sveçla ka thënë tutje se janë të vendosur që në mënyrë sistematike dhe pa asnjë dilemë të çmontojmë çdo prani kriminale apo potencial terrorist në vend.

“Çdo ditë e më shumë po e kthejmë rendin në atë pjesë të territorit dhe, bashkë me të, edhe investimet dhe zhvillimin për të gjithë qytetarët, pa dallim”, ka shkruar ai në Facebook.

Lexo më shumë  Mediat zvicerane jehonë skandalit: Si u dhanë 4.2 mln € nga fondi i emergjencave për koncertin e Kanye West!
YouTube player