KryesoreLajme

Policia gjen armë të rënda lufte serbe në veri të Kosovës

Policia e Kosovës ka treguar edhe një herë efikasitet dhe profesionalizëm të lartë në garantimin e sigurisë publike, duke sekuestruar armë të rënda lufte në Mitrovicën e Veriut.

Më 21 korrik, rreth orës 14:05, njësitë policore të Stacionit në Mitrovicën e Veriut, përmes punës operative dhe informacioneve të mbledhura në terren, kanë ndërmarrë një kontroll në një kompleks banesor të pabanuar në rrugën “Anka Spaic”. Gjatë operacionit, me mbështetjen e njësive të specializuara për trajtimin e mjeteve shpërthyese, u sekuestruan dy armë të llojit zolla, të prodhuara në Serbi.

Lexo më shumë  VV-ja, pas Këshillit të Përgjithshëm: Përpjekje maksimale për evitimin e zgjedhjeve të reja

Armët janë marrë si dëshmi materiale, ndërsa hetimet për rastin po vazhdojnë nën koordinimin e Prokurorit të Shtetit, i cili ka urdhëruar inicimin e procedurës penale për veprën “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Policia e Kosovës ka theksuar angazhimin e saj të pandërprerë për ruajtjen e rendit dhe sigurisë, duke u bërë thirrje qytetarëve që të raportojnë çdo informacion të dyshimtë përmes kanaleve zyrtare të komunikimit.

Lexo më shumë  Gjykata e Strasburgut regjistron për herë të parë padinë kundër Serbisë për pasivizimin e adresave në Luginë
YouTube player