KryesoreLajme

Murati kritikon vendimin e Gjykatës Supreme për Arkat Digjitale: Në kundërshtim me Kushtetutën

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka reaguar ashpër ndaj vendimit të fundit të Gjykatës Supreme që shfuqizon Udhëzimin Administrativ për Arkat Digjitale Fiskale. Ai e ka quajtur këtë vendim “absurd” dhe në kundërshtim të plotë me aktgjykimin e fundit të Gjykatës Kushtetuese.

Murati shkruan se sipas Aktgjykimit KO124/25 të Kushtetueses:

“Deputeti llogaritet që fillon të ushtrojë funksionin tek pasi të ketë përfunduar konstituimi i Kuvendit”.
Ai thekson se meqë seanca konstituive ende nuk ka përfunduar, deputetët nuk janë veshur me funksion, dhe rrjedhimisht nuk mund të ketë as konflikt funksional apo papajtueshmëri sipas Nenit 72 të Kushtetutës.

Lexo më shumë  Kurti: Kosova e përkushtuar në luftën kundër pastrimit të parave

Ministri kritikon mënyrën se si tre gjykatës të Gjykatës Supreme kanë interpretuar Kushtetutën në vendimin për arkat digjitale:

“Kurse paradoksalisht, në vendimin e fundit kundër digjitalizimit të arkave fiskale, tre gjykatësit e Gjykatës Supreme janë lëshuar në interpretime të Kushtetutës, duke thënë se funksioni i deputetit ushtrohet që nga , dhe kësisoj kanë argumentuar që ka pasur konflikt funksional (megjithëse ata gabimisht e përdorin shprehjen ‘konflikt interesi’ ngjashëm si disa deputetë të opozitës).”

Lexo më shumë  Kurti mori pjesë në takimet rajonale të Njësive për Inteligjencë Financiare

Murati e përmbyll reagimin e tij me një kritikë të drejtpërdrejtë ndaj gjyqtarëve:

“Në vend se të lexonin statuset në Facebook të deputetëve të opozitës, do të mjaftonte që tre gjykatësit e Supremes të lexonin Aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese në lidhje me këtë çështje, që të mos bëheshin horë kaq publikisht me vendime absurde si ky për shfuqizimin e Udhëzimit Administrativ për Arkat Digjitale Fiskale.”

Rruga Press

YouTube player