BotaKryesore

BE-ja vendos sanksione të reja kundër Rusisë

Kryediplomatja e Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, ka njoftuar se është miratuar paketa e re e sanksioneve ndaj Rusisë. Ajo e ka cilësuar këtë si një nga paketat më të fuqishme deri sot.

“Ne po qëndrojmë të palëkundur. BE-ja sapo miratoi një nga paketat më të fuqishme të sanksioneve ndaj Rusisë deri më sot. Po i ulim edhe më tej buxhetin e luftës së Kremlinit, duke vendosur masa ndaj edhe 105 anijeve të flotës së fshehtë, bashkëpunëtorëve të tyre dhe duke kufizuar më tej qasjen e bankave ruse në financime”, ka shkruar Kallas në “X”.

Lexo më shumë  Ukrainasit sulmojnë një port dhe një rafineri ruse

Kallas ka dhënë detaje për sanksionet.

“Tubacionet Nord Stream do të ndalohen. Një kufi më i ulët për çmimin e naftës. Po ushtrojmë më shumë presion mbi industrinë ushtarake ruse, bankat kineze që mundësojnë shmangien e sanksioneve dhe po bllokojmë eksportet e teknologjisë që përdoren në drone”, ka shkruar ajo.

Rruga Press

YouTube player

Lexo më shumë  Rizvanolli: Kosova nuk ka importuar rrymë nga EFT gjatë qeverisjes sonë