BotaKryesore

Rivali kryesor i autokratit Erdogan, dënohet me një vit e tetë muaj burgim

Një gjykatë turke ka vendosur të mërkurën që ta dënojë kryebashkiakun e Stambollit, Ekrem Imamoglun, njëkohësisht rivalin kryesor politik të presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan, me një vit e tetë muaj burgim për fyerje dhe kërcënim ndaj një zyrtari publik, ka shkruar Reuters.

Mirëpo, dënimi me burgim duhet të konfirmohet edhe nga dy Gjykata të Apelit.

E kjo është hera e dytë që Imamoglu dënohet për fyerje të zyrtarëve publikë. Në vitin 2022, ai ishte dënuar me dy vjet e gjashtë muaj burgim për kritikimin e zyrtarëve të bordit zgjedhor lidhur me një vendim për anulimin e zgjedhjeve të Stambollit të vitit 2019, në të cilat ai e mposhti kandidatin e Partisë AKP në pushtet.

Lexo më shumë  Macron paralajmëron Zelenskyn: SHBA-të mund të tradhtojnë Ukrainën në territor

Ai e ka apeluar këtë dënim, porse ende nuk është shqyrtuar.

Imamoglu i mohon akuzat.

“Kam luftuar kundër abuzimit të gjyqësorit dhe kundër përdorimit të tij si mjet politik. Kjo është me të vërtetë një fyerje kundër kombit tonë”, u citua të ketë thënë Imamoglu nga transmetuesi Halk TV dhe media të tjera turke.

Dënimi i vitit 2022, nëse mbështetet, mund ta pengojë Imamoglun të marrë pjesë në zgjedhjet e ardhshme. Në muajin mars, Universiteti i Stambollit e kishte anuluar diplomën universitare të Imamoglut, pa të cilën ai nuk mund të kandidojë për president.

Lexo më shumë  Kurti mori pjesë në takimet rajonale të Njësive për Inteligjencë Financiare

Që nga tetori i vitit të kaluar, autoritetet policore kanë ndaluar më shumë se 500 persona, mbi 200 prej të cilëve u burgosën në pritje të gjyqit, nën hetime ndaj bashkive të drejtuara nga partia kryesore opozitare CHP.

CHP-ja i ka mohuar akuzat për korrupsion dhe i quan ato një përpjekje të politizuar nga qeveria për të hequr kërcënimet zgjedhore kundër Erdoganit, një akuzë që qeveria e hedh poshtë

Rruga Press

YouTube player