Bota

Rindizet konflikti/Palestinezët protestë pranë rripit të Gazës kundë bllokadës izraelite, të paktën 41 të plagosur

Grupet palestineze në Gaza janë zotuar të vazhdojnë protestat përgjatë kufirit për t’i bërë presion Izraelit të heqë bllokadën e tij dhe të lejojë rindërtimin e Gazës pas sulmit të fundit 11-ditor izraelit.

Sipas Aljazeera, fraksionet, të drejtuara nga sundimtarët e Hamasit në Gaza, mbajtën një konferencë shtypi të dielën pasdite në lindje të Gazës pranë gardhit izraelit, ku protesta u zhvilluan të Shtunën, në të cilat dhjetëra protestues palestinezë u plagosën nga zjarri i hapur drejtpërdrejtë nga Izraeli.

Në një deklaratë të përbashkët të lëshuar pas konferencës për shtyp, grupet, të cilat përfshinin gjithashtu Xhihadin Islamik, Fronti Popullor i majtë për Çlirimin e Palestinës (PFLP), si dhe fraksione të tjera më të vogla-deklaruan se okupimi izraelit duhet të mbajë përgjegjësinë për pengimin e saj në rindërtimin e Gazës dhe për bllokimin.

Lexo më shumë  Revizionizmi dhe dezinhibimi: Perandoria e Trumpit në Doktrinën Marco Rubio

Ne i bëjmë thirrje popullit tonë të vazhdojë kryengritjen e tij popullore në Gaza dhe të zgjerojë pikat e përfshirjes me pushtimin, dhe aktiviteti ynë popullor do të vazhdojë sipas një plani … ne nuk do të pranojmë vazhdimin e rrethimit.”-thuhej në deklaratë.

Të shtunën qindra palestinezë protestuan në gardhin që ndan Gazën dhe Izraelin për të shënuar 52 vjetorin e djegies së kompleksit të Xhamisë Al-Aksa në Jeruzalemin Lindor të pushtuar dhe për të tërhequr vëmendjen ndaj bllokadës që Izraeli i ka vendosur Rripit të Gazës që nga viti 2007 kur Hamasi mori kontrollin e zonës.

Zjarri i drejtpërdrejtë i forcave izraelite plagosi të paktën 41 palestinezë, përfshirë një djalë 13-vjeçar i cili mbetet në gjendje kritike pasi u qëllua në qafë. Të shtunën në mbrëmje, avionët luftarakë izraelitë goditën pozicionet ushtarake të Hamasit në Rripin e Gazës në përgjigje. Nuk raportohet për viktima.

Lexo më shumë  Ukraina sulmon depot e naftës në Rusi

Bllokada e imponuar nga Izraeli dhe Egjipti ka dëmtuar ekonominë e Gazës dhe kushtet e jetesës janë përkeqësuar në mënyrë drastike pas secilit prej katër operacioneve të gjera ushtarake që Izraeli filloi në Rripin e Gazës që nga vendosja e bllokadës.

Gjatë 11 ditëve të luftimeve në maj, Izraeli bombardoi Gazën me sulme ajrore, ndërsa grupet palestineze lëshuan raketa në Izrael. Më shumë se 250 palestinezë u vranë, përfshirë 67 fëmijë dhe 39 gra, dhe 1,710 persona u plagosën, sipas ministrisë së shëndetësisë në Gaza. Trembëdhjetë izraelitë u vranë, përfshirë një djalë pesëvjeçar dhe një vajzë 16-vjeçare.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *