Bota

OKB: Një në dhjetë fëmijë në Gaza është i kequshqyer

Një në 10 fëmijë të kontrolluar në klinikat e drejtuara nga agjencia e Kombeve të Bashkuara për refugjatët në Gaza që nga viti 2024 ka qenë i kequshqyer, njoftoi agjencia.

“Ekipet tona shëndetësore po konfirmojnë se shkalla e kequshqyerjes po rritet në Gaza, veçanërisht që kur rrethimi u shtrëngua më shumë se katër muaj më parë, më 2 mars”, tha drejtoresha e komunikimit e UNRWA, Juliette Touma, raportojnë mediat e huaja.

Lexo më shumë  Pse 1 miliard dollarë në kontrata energjitike në Ballkan, po shkojnë te një kompani e panjohur e lidhur me Donald Trumpin

Që nga janari i vitit 2024, UNRWA thotë se ka kontrolluar më shumë se 240,000 djem dhe vajza nën moshën pesë vjeç në klinikat e saj, duke shtuar se para luftës, kequshqyerja akute shihej rrallë në Rripin e Gazës.

“Një infermiere tha se i kishte parë këto raste të kequshqyerjes vetëm në tekstet shkollore dhe dokumentarët”, tha Touma.

“Ilaçet, furnizimet ushqimore, materialet higjienike, karburanti po mbarojnë me shpejtësi.”

Lexo më shumë  Bloomberg: Ushtarakët po e gënjejnë Putinin për luftën në Ukrainë

Ndryshe, më 19 maj, Izraeli hoqi një bllokadë 11-javore të ndihmës në Gaza, duke lejuar rifillimin e dërgesave të kufizuara të OKB-së. 

Rruga Press

YouTube player