KryesoreLajme

Bislimi takon zyrtarin e BE-së, Plecity

Zëvendëskryeministri i parë në detyrë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi, ka pritur sot në takim shefin e Divizionit për Kosovë pranë Komisionit Evropian, Jiri Plecity.

Takimi u zhvillua një ditë pas mbajtjes së Nënkomitetit për Tregti, Industri, Dogana dhe Tatime – i pari që nga fillimi i largimit gradual të masave. Palët vlerësuan se, ndonëse gjatë periudhës së kaluar nuk janë mbajtur nënkomitete, nga takimi i fundit u konstatua qartë progresi substancial i Kosovës në fushat përkatëse, njofton Zyra e Kryeministrit.

Lexo më shumë  Në Kalludër të Zubin Potokut gjenden mbetje kockore të tre individëve - Vazhdojnë gërmimet në atë që dyshohet si varrezë masive

Gjatë bashkëbisedimit u diskutua edhe për rëndësinë e forcimit të bashkëpunimit në kuadër të koordinimit të projekteve dhe prioriteteve të IPA 2025–2027, proces i cili pritet të vlerësohet në muajin tetor të këtij viti.

YouTube player