KryesoreLajme

Pilotët e FSK-së përfundojnë trajnimin me helikopter në shkollën e Aviacionit Tokësor në Isparta të Turqisë

Pilotët e FSK-së përfundojnë trajnimin rifreskues me helikopter në Shkollën e Aviacionit Tokësor në Isparta  të Republikës së Turqisë.

Kështu u bë e ditur përmes një postimi në rrjetin social në Facebook.

Sipas postimit bëhet e ditur se nëë kuadër të bashkëpunimit me Republikën e Turqisë oficerët, major Afrim Zabeli, kapiten Atdhe Hasani dhe kapiten Krenar Voca, kanë përfunduar me sukses trajnimin rifreskues me helikopter në Shkollën e Aviacionit Tokësor në Isparta të Republikës së Turqisë.

Lexo më shumë  Trump refuzon të kërkojë falje për postimin racist ndaj çiftit Obama

Tutje thuhet se ky trajnim nuk ishte vetëm një përditësim teknik – ishte një përforcim i mëtutjeshëm i përgjegjësisë që ata bartin çdo ditë mbi supe.

“Gjatë trajnimit, pilotët tanë zhvilluan dhe përmirësuan aftësitë e tyre përmes fluturimeve praktike, duke përfshirë skenarë të fluturimeve emergjente dhe taktike. Po ashtu, ata patën mundësinë të shkëmbejnë përvoja profesionale me kolegët e tyre nga Forcat e Armatosura të Turqisë, ata treguan standardin e lartë që përfaqëson FSK-ja në çdo angazhim ndërkombëtar”, thuhet në postim.

Lexo më shumë  Analizë e re e luftës në Ukrainë - humbjet ruse janë shumë më të mëdha sesa mendohej

Po ashtu sipas njoftimit Republika e Turqisë në vazhdimësi ka dhënë kontributin e saj në ngritjen e kapaciteteve të FSK-së në fusha të ndryshme, dhe me këtë raste mbështetjen e vazhdueshme në fuqizimin e kapaciteteve tona ajrore, përmes bashkëpunimeve të tilla, ne rrisim ndërveprueshmërinë me partnerët tanë dhe forcojmë themelet e një ushtrie moderne, të aftë dhe të përgatitur.

Rruga Press

YouTube player