Bota

Babë e bir nga Kina u arrestuan në Ukrainë, Kievi i akuzoi për spiunazh

Ukraina ka njoftuar se ka arrestuar dy shtetas kinezë, baba e bir, nën dyshimin për spiunazh në lidhje me programin e prodhimit të raketave kundër anijeve “Neptun”.

Ky program përbën një pjesë kyçe të industrisë ushtarake vendase në rritje të Kievit, dhe është i një rëndësie vendimtare për mbrojtjen kundër forcave ruse.

Ky njoftim nga Shërbimi i Sigurisë së Ukrainës (SBU) vjen pas pretendimeve të Kievit muajt e fundit se Pekini, i cili përpiqet të ruajë një imazh neutraliteti, në të vërtetë po ndihmon përpjekjet luftarake ruse.

Sipas deklaratës së SBU-së të mërkurën, oficerët e kundërzbulimit arrestuan një ish-student 24-vjeçar në Kiev, pasi iu dorëzua dokumentacion teknik i lidhur me prodhimin e raketave Neptun.

Lexo më shumë  Policia moldave njoftoi se ka gjetur më shumë në rastin e grupit të trajnuar në një kamp në Serbi

Më vonë u arrestua edhe babai i tij, i cili dyshohet se kishte planifikuar të kontrabandonte dokumentet për shërbimet e inteligjencës kineze, thuhet në deklaratë. Babai jetonte në Kinë, por kishte ardhur në Ukrainë për të “koordinoi personalisht veprimet e djalit të tij”, thuhet më tej.

Një zyrtar ukrainas tha për Reuters se këta dy burra janë shtetasit e parë kinezë të arrestuar për spiunazh që nga fillimi i pushtimit të plotë rus në vitin 2022.

Ministria e Jashtme e Kinës njoftoi të enjten se “ende po verifikon informacionet përkatëse”.

Lexo më shumë  Macron paralajmëron Zelenskyn: SHBA-të mund të tradhtojnë Ukrainën në territor

“Nëse shtetas kinezë janë të përfshirë, ne do të mbrojmë të drejtat dhe interesat e tyre legjitime në përputhje me ligjin,” deklaroi zëdhënësja e ministrisë, Mao Ning, në një konferencë të rregullt për shtyp, kur u pyet për arrestimet.

Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski ka akuzuar Kinën se po furnizon Rusinë me armë dhe barut, dhe ka vendosur sanksione ndaj kompanive kineze që Kievi beson se ndihmojnë makinën luftarake ruse, përfshirë furnizimin me komponentë për dronë.

Ai gjithashtu ka deklaruar se forcat ukrainase kanë kapur shtetas kinezë që kanë luftuar në krah të Rusisë në vijën e frontit. 

YouTube player