Sport

Kosova fiton bindshëm ndeshjen e parë në Kampionatin Evropian të Esports 2025, mposht Çekinë

Ekipi përfaqësues Kosova ka fituar bindshëm ndeshjen e parë ndaj Çekisë në Kampionatin Evropian të Esports 2025 që po mbahet në Prishtinë.

Në Prishtinë apo më saktë në sallën “1 tetori” ka filluar sot (e mërkurë) Kampionati Evropian i Esports.

Ndeshja hapëse e Kampionatit Evropian të Esports ka qenë ajo në mes të Kosovës dhe Çekisë në Counter-Strike 2.

Kjo ndeshje i ka takuar “Dardanëve” të cilët kanë fituar pa shumë vështirësi me rezultat 2-0 duke mos lënë fare të zhvillohet ‘map’-i i tretë.

Djelmoshat shqiptarë fituan fillimisht në hartën e Mirage me rezultat 13-6, ndërsa të dytën e fituan në Inferno me rezultat 13-2.

Ndeshja e radhës për Kosovën është ajo ndaj Danimarkës, ditën e nesërme (e enjte), me fillim nga ora 17:00.

YouTube player